Mposhti kampionët në fuqi, Josa: Të them nuk jam i kënaqur do isha hipokrit

schedule17:27 - 7 Nëntor, 2021

schedule 17:27 - 7 Nëntor, 2021

Laçi arriti të mposhte me rezultatin 2-0 kampionët në fuqi. Skuadra kurbinase siguroi kundër Teutës fitoren e 3-të radhasi dhe për të “kërcënuar” vendin e tretë në tabelën e klasifikimit.

Trajneri Mirel Josa në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport” u shpreh i lumtur që skuadra e tij arriti të merrte një tjetër fitore, aq me tepër kundër kampionëve aktual.

“Fitorja e dytë me Laçin, çfarë ndryshuat? “Është shpejt, nuk mund ta them çfarë kam ndryshuar. Më shërbeu ndeshja e Kupës për të njohur edhe lojtarët e tjerë. Të them nuk jam i kënaqur do isha hipokrit. Nuk erdha të ndërroja përgatitjen fizike, por problemet dua t’i hedh mënjanë.

Rilindja e Guindo? “Detyra e tij është të shënojë, por nuk është vetëm ai në skuadër. Janë edhe 20 lojtarë të tjerë që më janë përgjigjur, dua të rris harmoninë sepse Laçi ka lojtarë të mirë. Më intereson që mesfushorët të dalin në zonë të kundërshtarit, Mazrekaj di të shërbejë shumë mirë. E kam pasur Mazrekajn edhe në Kosovë.

I arrin dot Laçi objektivat sezonalë? “Unë kam objektivat e mia personale të cilat ia bashkangjisë objektivave të skuadrës. Një ndeshje edhe mund të mos fitohet, por për t’u përmirësuar sipas mënyrës time, objektivi mbetet ndeshja e radhës”, deklaroi Josa. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!