Mposhti ish-skuadrën e tij në finalen e Kupës, rekordmeni Josa hyn në histori

schedule22:20 - 31 Maj, 2022

schedule 22:20 - 31 Maj, 2022

Vllaznia ia doli që të ngrinte për herë të 8-të në historinë e saj trofeun e Kupës së Shqipërisë, pasi mposhti në finale skuadrën e Laçit me shifrat 2-1.

Një triumf shumë i rëndësishëm për shkodranët të cilët tashmë presin edhe biletën e Europës, me Mirel Josën që tashmë duhet të mendojë të përgatisë skuadrën për ndeshjet europiane.

Pikërisht ky i fundit me trofeun e fituar ndaj Laçit hyri në histori si trajneri i cili ia ka dalë të fitojë më shumë në Shqipëri, pasi ka koleksionuar plot 12 të tillë duke lënë pas vetës Zihni Gjinalin, tani mund të krenohet për faktin se mbetet i pakonkurrueshëm në këtë statistikë: 5 kampionate, 4 Kupa dhe 3 Superkupa, duke lënë pas Zihni Gjinalin (11 trofe). /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!