Mposhti i vetëm Milanin në “San Siro”, Tare në sulm për lojtarin turk

schedule22:20 - 16 Nëntor, 2020

schedule 22:20 - 16 Nëntor, 2020

Igli Tare vazhdon punën për të përforcuar Lazion me lojtarë premtues dhe cilësorë. Një emër që vlonjati ndjek prej kohësh është Yusuf Yazici, mesfushori ofensiv i Lille.

Lojtari turk (26 ndeshje dhe 1 gol me kombëtaren) zhvilloi një ndeshje perfekte në “San Siro” më 5 nëntor. Ekipi francez fitoi 0-3 kundër kuqezinjve në sfidën e Europa League dhe të tre golat u realizuan nga Yazici.

Drejtori sportiv i Lazios e monitoron prej kohësh 23-vjeçarin, i cili shihej si zëvendësuesi perfekt i Milinkovic-Savic. Mesfushori serb nuk është shitur, vazhdon të luajë me Lazion, teksa Tare i është rikthyer pistës Yazici.

Calciomercato raporton se lojtari i Lille (ka shënuar 7 gola këtë sezon) cilësohet si një përforcim fantastik për ekipin e Simone Inzaghit dhe Igli Tare nuk ka hequr akoma dorë nga blerja e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!