Sot në familjen e reperit të njohur, Mozzik ka festë, pasi nëna e tij feston ditëlindjen. Nuk kishte se si të mungonte një urim nga i biri, i cili nuk ka nguruar të shpreh gjithë dashurinë që ka për të publikisht.
Ai ka publikuar në InstaStory një foto të Hanës së bashku me mamanë e tij dhe i ka dedikuar disa fjalë tepër të ngrohta.
“Urime datelindja Nanë e dashur! Të paçim edhe 100 vite me shëndet e gjitha të mirat! Lutjet e bekimet e tua sigurisht që janë ato që na përcjellin më së shumti. Suksesi im të dedikohet ty dhe vetëm ty! Të Dua Nanë !”, ka shkruar Mozzik.
Kujtojmë se këto ditë Mozzik ka qenë në qendër të mediave, pasi Loredana konfirmoi ndarjen me reperin pas ribashkimit të bujshëm të tyre./abcnews.al