Mozzik tregon pasionin për alpinizmin, provon eksperiencën e radhës

schedule08:45 - 3 Gusht, 2020

schedule 08:45 - 3 Gusht, 2020

Mozzik është një ndër reperët më të suksesshëm të momentit. Ai po shijon suksesin e albumit të ri të titulluar “MozzArt”. Së fundmi, me disa postime që ka bërë në Instagram ka treguar se merret prej kohësh me alpinizëm.

Ai ka publikuar disa foto në Instastory pasi ka ngjitur malin e Lubotenit me një lartësi prej 2498 m. Duket se reperi e ka shijuar në maksimum këtë eksperiencë, ndërsa nuk ka nguruar të publikojë edhe foto me flamurin kuq e zi.

Prej disa javësh Mozzik renditet si ndër artistët më të dëgjuar shqiptarë të momentit. “Madonna” dhe “PP” rezultuan jashtëzakonsiht të suksesshme, të cilat janë renditur si më të dëgjuarat e muajit Korrik. /abcnews.al/