Mozzik takon presidentin e Kosovës, i dhuron albumin e ri

schedule16:06 - 20 Gusht, 2020

schedule 16:06 - 20 Gusht, 2020

Në fund të muajit Korrik, Mozzik publikoi albumin që mban titullin “Mozzart”. Albumi është pritur mjaft mirë nga publiku, dhe reperi ndërmori një tur nëpër Kosovë për të shpërndarë CD falas për fansat e tij. Por, për shkak të grumbullimeve masive, qeveria e Kosovës anuloi turin për shkak të situatës nga Covid-19.

Ndërkohë, ditën e sotme ai është takuar me presidentin Hashim Thaçi, të cilit i ka dhuruar edhe një CD të albumit të tij. Gjithashtu, ai është takuar edhe me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli për të cilin ka shprehur gjithmonë publikisht konsideratën që ka për të.

Ai ka publikuar disa foto në rrjete sociale, ku shkruan: “Faleminderit President”. Kujtojmë që reperi pak ditë më parë solli një bashkëpunim edhe me artistin shqiptar shumë të suksesshëm në Gjermani, Azet.

Gjithashtu, ai është përballur me një sërë kritikash pas publikimit të këngës “Madonna”. Për shkak të përmbajtjes së tekstit, kënga ngjalli jo pak reagime nga artistë që janë shprehur të shqetësuar për degradimin e këngëve në tregun muzikor shqiptar. /abcnews.al/