Që pas pjesëmarrjes në Festivalin e Këngës, Elvana Gjata nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor. Kjo verë për këngëtaren ka kaluar në heshtje, por duket se paska një surprizë të madhe për fansat.
Sipas “Prive”, Elvana ka bashkuar forcat me Mozzik megjithëse ende nuk ka asnjë detaj rreth këtij projekti apo rreth datës së publikimit. Por, ajo që është e sigurt është se padyshim do të jetë një super hit.
Kujtojmë që për Mozzik ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm, pas publikimit të albumit “Mozzart”, ndërkohë që ka paralajmëruar një tjetër të dytë së shpejti. Sakaq, duket se një tjetër “bombë” Mozzik e paska rezervuar për fundvit, duke u bërë bashkë me Elvanën.