Pandemia e Covid-19 ndikoi gjithashtu dhe në industrinë e muzikës, ku shumë artistë anuluan koncertet dhe punën e tyre për të sjellë prurje të reja për publikun.
Por ndërsa situata duket se po kthehet ngadalë drejt normalitetit, edhe reperi Mozzik ka bërë me dije se po punon shumë për t’i sjellë diçka të re publikut, dhe nuk bëhet fjalë për një këngë të vetme por për një album.
Lajmin e ka bërë me dije vetë reperi përmes një postimi në Instastory, duke mos dhënë detaje të mëtejshme. Reperi ka qenë vazhdimisht në qendër të mediave, për lidhjen e tij me Loredanën me të cilën kanë dhe një vajzë dhe ndarjen e tyre pak kohë më parë. /abcnews.al