Mozzik poston fotot e ëmbla me vajzën, detaji që “flet” për raportin me Loredanën

schedule07:23 - 9 Nëntor, 2020

schedule 07:23 - 9 Nëntor, 2020

Pak orë më parë, Mozzik ndau disa fotografi në rrjete sociale me vajzën e tij Hana. Ajo që bie në sy nga këto foto të realizuara në Zvicër është ngjashmëria e madhe që ka vogëlushja me reperin. “My baby, my life Hana”, ka shkruar reperi krahas fotove. Ndërkaq, një tjetër detaj në këto foto “flet” shumë për raportin e shumëpërfolur kohët e fundit mes Mozzik dhe Loredanës.

Dyshja duket se kanë shkëmbyer edhe xhupin e markës “The North Face”, pasi reperi u shfaq me një xhup të cilin ia kishim parë dhe Loredanës. Si duket nuk është as rastësi, pasi kjo nuk është hera e parë që dyshja më e përfolur e momentit huazon veshjet e njëri-tjetrit. Ata janë komentuar shumë pasi janë kapur “mat” disa herë kohët e fundit.

 

View this post on Instagram

 

MY BABY MY LIFE HANA ??

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

Pasi u fotografuan në Gjermani, artistët u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe në Kosovë. Madje së fundmi është raportuar se Loredana pritet të sjellë një dokumentar mbi karrierën dhe jetën private, pjesë e të cilit do të jetë dhe Mozzik. Pak javë më parë, Loredana e konsideroi publikisht Mozzikun si më të mirin, duke i përforcuar edhe më tej zërat se janë rikthyer së bashku.

Spekulimet lindën në një kohë kur Loredana i dha fund mosmarrëveshjeve me çiftin zvicerian. Reperja dhe çifti kanë rënë dakord për një dëmshpërblim “me kërkesë të ndërsjellë”. Thuhet se Loredana ka pranuar akuzat, ka kërkuar falje dhe i ka ofruar atyre një shumë, më shumë se ajo që çifti ka pretenduar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!