Mozzik është padyshim artisti më i suksesshëm i kësaj vere. Hitet që solli një muaj më parë dhe së fundmi edhe albumi “Mozzart” e renditën reperin nga Kosova në majat e klasifikimeve, duke lënë pas emra të njohur të industrisë muzikore.
Sipas Billboard Albania, Mozzik renditet për të shtatën javë rradhazi si artisti më i dëgjuar. Duket se Mozzik po e mban premtimin e dhënë ndaj fansave, teksa u zotua se 2020-ta do të jetë viti i tij. Pavarësisht kritikave ai ka arritur të jetë më i suksesshmi përgjatë këtyre dy muajve.
Kujtojmë që Mozzik pak ditë më parë u përball me një situatë të sikletshme, pasi qeveria ndaloi turin e tij nëpër Kosovë për të shpërndarë albumin. “MOZZART! Ju dua shumë, ju pafsha gjithmonë të buzëqeshur se për këto buzëqeshje e kam bërë këtë, dhe për asnjë përfitim tjetër. Më falni nëse e bëra tollovi pak. Sinqerisht Mozzik!”, shkroi ai pak ditë më parë. /abcnews.al/