Mozzik merr urimin e ëmbël nga personi i veçantë, sa vjeç mbush reperi

schedule12:24 - 29 Shtator, 2022

schedule 12:24 - 29 Shtator, 2022

Sot është një ditë speciale për Mozzik-un. Reperi mbush 27 vjeç. Në këtë ditë të veçantë, ai ka marrë shumë urime nga miqtë, familjarët dhe fansat por ai që mori më së shumti vëmendje ishte Getinjo. Ai ka ndarë një urim publik për të vëllanë, përmes të cilit shkruan fjalët më të bukura.

“Urime ditëlindjen gjaku im, të rujt zoti gjithmonë bashkë me neve. Të dua,” ka shkruar Getinjo. Kujtojmë që Mozzik po shijon suksesin e këngës “Të dua”, një dedikim i ndjerë për të bijën Hana. Kënga bëri bujë dhe për faktin pasi u nënkuptua se arsyeja e ndarjes me Loredanën ka qenë tradhtia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!