Mozzik është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm të kësaj vere. Këngët që ka publikuar janë pritur mjaft mirë nga publiku, duke e renditur reperin në vendin e parë si artisti më i dëgjuar përgjatë këtyre dy muajve.
Ai ka treguar gjithmonë dhe lidhjen e veçantë që ka me të bijën, Hanën. Së fundmi, reperi ka publikuar një foto në Instagram, krahas së cilës shkruan: “Sa herë të shoh veten në pasqyrë ose bëj selfie e shoh çikën time.”, duke iu referuar ngjashmërisë së madhe që ka vogëlushja me të.
View this post on Instagram
Saher te sho vetën pasqyre ose boj selfie e sho qikën tem ??? #2EUROGANG
Vogëlushja jeton me të ëmën, pas ndarjes së Mozzik-ut me Loredanën. Dyshja konfirmoi ndarjen vitin që shkoi, megjithatë ata janë munduar ta mbajnë larg vëmendjes së publikut arsyen që çoi në fundin e marrëdhënies së tyre disa vjeçare. /abcnews.al/