Pritjes së fansave të Mozzik i ka ardhur fundi, pasi reperi publikoi pak orë më parë albumin e shumëpritur “Mozzart”. Albumi përmban 20 këngë, mes të cilave më e rëndësishmja për reperin është “Hanna”, një dedikim për vajzën e tij.
Albumi përfshin gjithashtu edhe tre bashkëpunime me Unikatil, Getinjon si edhe me Kidën. “Kërkun” është bashkëpunimi i dytë me Kidën me Mozzik pas “Paranoja-Pishman”, e cila rezultoi tepër e suksesshme.
Këngët e Mozzik janë kthyer padyshim në hitet e kësaj vere. Pavarësisht kritikave të shumta, për shkak të këngës Madonna, reperi nuk është ndalur. Me publikimin e albumit, për të cilin ka premtuar se do ketë plot hite, Mozzik padyshim mban fronin si artisti më i suksesshëm i kësaj vere. /abcnews.al/