Pak ditë më parë, Mozzik publikoi projektin më të ri që mban titullin “Kush i ka fajet”, që flet për situatën në Kosovë dhe për problematikat me të cilat përballen të rinjtë. Kënga vjen në një kohë kur pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë ndërsa reperi shprehet se nëse të rinjtë duhet të besojnë më apo jo tek politika.
“Syt nau kan qorru me kët Anarki/ Thojn pasqyra shtetit osht 1 i ri/ Po njo i ri o zotni sot nuk ka fuqi/ Menon për kokain edhe vec me pi../Skan vene tpunës tani i mshojnë hunës/ E gjen ni allti e i gjuhet dhunës/ Sistemi jetës prej t’hanës dej tshtunës/ Lufta për egzistencë n’kahje t’rrugës..“, thotë ndër të tjera Mozzik në këngë.
Por krahas fansave që e kanë përkrahur mbi temën që ka trajtuar, kanë qenë të shumtë ata që e kanë kritikuar reperin, pasi ky i fundit ka treguar shpeshherë se është një përkrahës i PDK-së dhe Kadri Veselit. Në videon e publikuar në Youtube, shumë ndjekës janë shprehur se nga njëra anë flet për situatën në Kosovë, ndërsa nga ana tjetër “lobon për ata që janë fajtor të kësaj gjendjeje”.
“Spo shkon ky tekst e knej me votu PDK!”, “Pa kuptim ky teksti yt Gramos. Knej po qan gjendjen në Kosovë a anej lobon për ata që janë fajtor të kësaj gjendjeje. Klani Pronto!!!”, “Fajet qaj që po përkrah ti”, “T’u lobu me votu PDK e mem knu kshtu nuk t’shkon qyrri keq”, “PDK ka fajet“, janë disa nga komentet. /abcnews.al