“Mozartin e quajti Musa”, kompozitorja: Drejtori më kërkoi lekë për simfoninë, ma mbylli derën

schedule21:38 - 2 Prill, 2021

schedule 21:38 - 2 Prill, 2021

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Bardh a Zi” u trajtuan problemet e artistëve shqiptarë. Kompozitorja Diana Ziu u shpreh se artistët janë të varfër dhe se jetojnë në mjerim me një pension që e cilësoi qesharak.

Troç, jemi të varfër atje ku nuk mban më. Artisti sot është i papaguar. Si jeton një artist që jeton në pension? Jetojmë në mënyrën më të mjerueshme.

Jemi më një pension qesharak. Nusja e djalit tim austriake, çmendet, thotë si ka mundësi të marrësh ti 200 mijë lekë pension, unë me ato lekë nuk marr dot ilaçet“.

Ziu gjatë bisedës në studio tregoi edhe një rast kur drejtori i institucionit i kishte kërkuar lekë në këmbim të vendosjes në skenë të veprës.

Më thuaj një drejtues në opera që ka bërë kërkesë që të bëhen opera? Na është mbyllur dera, a e di cfarë më tha ai, sa lekë do të më japësh t’i mua ta incizoj veprën, simfoninë? Asnjë lek, i thashë, dhe nuk u luajt vepra ime. Është brenda institucionit dhe drejtor”.

Për të treguar nivelin kompozitorja rrëfeu edhe një episod që shkaktoi të qeshura në studio. “Drejtoi im para ca vitesh, kur unë i thashë do të ikim të bëjmë prova me Mozartin, më tha nuk kemi kohë të dëgjojmë Musain, e quajti Mozartin, Musa. Sepse drejtori ishte militant”.

Por cfarë mendon ajo për artistët sot? “Model i shëmtuar, një luftë e egër përmes muzikës së shëmtuar dhe nuk po flitet për një art të vërtetë” tha Ziu./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!