Ish-lojtari dhe trajneri i Tottenham, Tim Sherwood, mendon se Jose Mourinho është trajneri i duher për “Spurs” për të fituar një trofe të rëndësishëm. Anglezi në një pronocim për “talkSport”, deklaron se portguezi i ka bërë lavazh truri lojtarëve për të besuar atë që ai do, fitoret.
“Ai ka gjetur formulën përfekte me grupin e lojtarëve që ka. Blerja e Reguiolon e ka forcuar ekipin, por për mua Hojberg ka qenë një goditje. Ai përshtatet shumë shpejt dhe mbron shumë mirë. Jose u ka bërë një lavazh truri lojtarëve të tij për të besuar se duhet të punojnë për të arritur diçka”, deklaron anglezi.
“Duket qartë se ato po luajnë ndryshe nga sa jemi mësuar dhe kjo është rruga e vetme drejt trofeve.Mourinho ka fituar 20 trofe të rëndësishëm në karrierën e tij dhe nuk ka asnjë arsye se pse Tottenham mund të mos pretendojë për titullin kampion.
Gjithashtu kur kemi në ekip lojtarë si Kane apo Son, të cilët mund të luajnë me çdo ekip një botë, ne kemi një shans më shumë. Paraqitja e ekipit nuk është perfekte, por kujt po i intereson. Fitoret po arrihen dhe në fund të sezonit rëndësi kanë rezultatet”, përfundon Sherwood. /abcnews.al