Mourinho thumbon Conten: Tek Interi askush si unë dhe Helenio Herrera

schedule17:59 - 8 Korrik, 2021

schedule 17:59 - 8 Korrik, 2021

Jose Mourinho u ndal edhe tek Interi e Antonio Conte gjatë prononcimit të parë për mediat si trajner i Romës. “Special One” drejtoi kampionët në fuqi të Italisë gjatë viteve 2008-2010, periudhë gjatë së cilës fitoi 5 trofe, mbi të gjithë Champions League.

Trajneri portugez mbetet një mjeshtër i batutës dhe thumbimeve. Antonio Conte riktheu Interin te titulli kampion pas 11 viteve, por Mou mendon se trajneri italian nuk krahasohet me të dhe Helenio Herrerën, trajnerin e famshëm argjentinas që i dhuroi 2 Liga të Kampionëve ekipit italian (1964,1965).

 

Pankarta e tifozëve të Interit

Ka disa trajnerë në historinë e një klubi që nuk mund të krahasohen me trajnerë të tjerë. Tek Interi, për shembull, nuk mund t’i krahasoni Mourinhon dhe Herrerën me trajnerë të tjerë. Thjesht nuk mundet askush“, deklaroi timonieri i Romës. /abcnews.al