Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, ka folur sot në lidhje me situatën ku ndodhet bota pas pandemisë Koronavirus, që ka ndikuar në mënyrë direkte në futboll.
Prej thuajse dy muajsh futbolli është në pauzë totale, por “Special One” mendon se duhet të presim ende për ditët më të mira dhe ta luftojmë këtë luftë që na është paraqitur.
“Më mungon futbolli, por po mundohem të mos jem egoist. Duhet të jem i barabartë dhe human. Preferoj të them se më mungon bota, pasi futbolli është bota jonë. Por duhet të jemi të duruar dhe ta luftojmë këtë luftë. Preferoj të pres për ditët më të mira”, u shpreh Mourinho./abcnews.al
Jose Mourinho speaks for us all ? pic.twitter.com/Dxqra5PRya
— Goal (@goal) May 3, 2020