Mbrëmjen e djeshme Franca humbi me penallti ndaj Zvicrës, pasi ndeshja u mbyll me shifrat 3-3. Pas ndeshjes analizën e tij e bëri edhe Jose Mourinho, trajneri i Romës.
Portugezi u shpreh se Deschamps gaboi shumë me zëvendësimin e yllit të Barcelonës, Antoine Griezmann në minutën e 89, duke aktivizuar mesfushorin e Spurs, Moussa Sissoko.
“Didier Deschamps bëri një gabim. Para mundësisë së madhe për të shkuar në shtesë nuk mund të zëvendësosh Antoine Griezmann në minutën e 89-të.
Ti shkon në kohën shtesë dhe i fut vetes stërkëmbësh sepse zëvendëson atë në minutën e fundit. Kjo do i shërbejë si përvojë”, tha ndër të tjera Mourinho. kur Griezmann doli, ndeshja ishte 2-3 për Francën. /abcnews.al