Mourinho: Roma është një klub i madh, bëjmë maksimumin për t’ia arrit qëllimit tonë

schedule17:50 - 21 Maj, 2022

schedule 17:50 - 21 Maj, 2022

Edhe 5 ditë duhen që të luhet finalja e Conference League, takim që do të luhet në “Air Albania”.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur për këtë takim në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s.

“Në finale shanset janë 50 me 50, por ne do të japim maksimumin që ta çojmë 51 me 49 në favorin tonë.

Jam një trajner me një histori dhe Roma është një klub i madh. Kam ndjerë pak përgjegjësi duke u munduar që ta bëj edicionin e parë të turneut një kompeticion të madh. Pak nga pak arritëm që të realizonim objektivin tonë, që të shkonim sa më larg që të mundeshim në këtë turne.

Me krenari pamë që 2 gjysmëfinalet u luajtën në stadiume plot, ku në total ishin 170 mijë tifozë të pranishëm. Duhet të mendojmë vetëm për finalen dhe kundërshtarin që kemi përballë dhe të harrojmë historinë e Romës”, ka thënë trajneri i Romës.