Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mourinho: Rezultat i padrejtë! Ia thashë edhe Klopp, skuadra më e mirë humbi

schedule08:54 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 08:54 - 17 Dhjetor, 2020

Një gol i Roberto Firminhos në minutën e fundit të ndeshjes, i dhuroi fitoren 2-1 Liverpool ndaj Tottenham mbrëmjen e kaluar, në sfidën më të fortë të javës në Premier League.

Trajneri i Spurs, Jose Mourinho ndjen keqardhje për rezultatin në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, teksa vlerëson paraqitjen e ekipit të tij dhe nuk i kursen thumbimet ndaj “The Reds”.

Ia thashë edhe Klopp, skuadra më e mirë humbi, por ai nuk ishte dakord. Ishim shumë afër fitores, ishim edhe afër barazimit, por në fund kthehemi në shtëpi me humbje.

Edhe barazimi do të ishte një rezultat negativ, imagjino humbja. Djemtë kryen një paraqitje të shkëlqyer, gabimet nuk munguan dhe kemi gjëra për të përmirësuar.

Rezultati ishte i padrejtë, skuadra ime m’u duk brilante, ndërsa Liverpool nuk u shfaq si skuadër fituese, kampione Anglie apo kampione Europe“, deklaron Mourinho. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!