Pas përfundimit të ndeshjes së Romës ditën e djeshme në Kupën e Italisë, Jose Mourinho është pyetur në lidhje me kalimin si trajner te kombëtarja e Portugalisë.
“Dua të falenderoj presidentin e federatës portugeze, që më ka kënaqur dhe më ka bërë krenarë, më tha se nuk isha zgjedhja e tij e parë për stolin, por e vetmja zgjedhje dhe se do të bënte gjithçka që të më merrte mua.
Për mua ishte një nder, por nuk shkova, jam këtu dhe kjo është gjëja që ka kuptim sot”, është shprehur “Special One”./ h.ll/abcnews.al