Roma e Mourinhos mundi Veronën 1-0 në Olimpico në një ndeshje të vështirë e të kompletuar nga mungesat e lojtarëve kyç si Dybala, Pellegrini dhe më pas Abrahami.
“Shpirti ekipit dhe sakrifica ishte fantastike, ne luajtëm shumë mirë kundër një ekipi si Verona që nuk të lë të ndërtosh aksione. Një fitore e merituar nga djemtë për përpjekjen e bërë edhe pas asaj ndeshje në Austri.
Tifozët? Mirë, janë gjithmonë aty edhe pse jo të gjithë sepse ka ende vende bosh. Tifozët duhet të na shtyjnë përpara. Ata sot shajnë lojtarin në pasimin e parë të gabuar, kjo nuk na ndihmon. Ne nuk kemi në ekip as Cafu e as Maicon, por ata duhet ta kuptojnë se po punojmë shumë”, është shprehur Mourinho./ h.ll/abcnews.al

