Dy ditë pas barazimit ndaj Milanit, Roma vazhdon të mos ketë në dispozicion dy nga lojtarët më kyç të skuadrës, Dybala dhe Wijnaldum.
Edhe pse të përfshirë në listën e të grumbulluarëve për sfidën ndaj Monza të mërkurën, Dybala dhe Wijnaldum janë duke u stërvitur të veçuar nga grupi. Dybala ka probleme me kyçin e këmbës, por edhe një shqetësim muskulor.
Ideja e Mourinho është që të mos ta rrezikojë argjentinasin ndaj Monza, por ta ruajë për ndeshjen ndaj Interit në fundjavë. Wijnaldum i cili po stërvitet i veçuar, pritet të mungojë më gjatë se Dybala./ h.ll/abcnews.al