Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mourinho në alarm, Dybala në dyshim ndaj Milanit

schedule16:00 - 25 Prill, 2023

schedule 16:00 - 25 Prill, 2023

Humbja në Bergamo kundër Atalantës solli edhe disa dëmtime në kampin e kryeqytetasve, të cilët rrezikojnë të mos luajnë ndaj Milanit.

Mungesa e Smalling dhe Wijnaldum është e sigurt, ndërsa argjentinasi Dybala është në dyshim serioz për sfidën e rëndësishme ndaj kuqezinjve të Piolit. Kontakti me Palominon në sfidën kudnër Atalantas ka rezultuar serioz për Dybala, në të cilin dëmtoi kaviljen.

Argjentinasi do të kryejë ditën e nesërme disa kontrolle të detajuara për të kuptuar më mirë shkallën e dëmtimit të tij. Pasi të mbarojë kontrolli, mjekët do të kuptojnë më mirë seriozitetin e dëmtimit dhe do të japin dritën jeshile nëse Dybala do të mundët të luajë ose jo./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!