Roma fitoi në frymën e fundit kundër Salernitana, teksa iu fal golit të shënuar nga Smalling për të marrë 3 pikët në “Olimpico”.
Për “DAZN” trajneri i verdhekuqve analizoi takimin, ndërsa theksoi se skuadra ishte e lodhur për shkak të ndeshjeve europiane.
“Ishim të lodhur, nuk është e lehtë të luash të enjten dhe të dielën. Gasperini ka të drejtë kur thotë të njëjtën gjë, sepse nuk është e lehtë kur luan në transfertë dhe duhet të udhëtosh.
E ndryshuam ndeshjen falë lojtarëve të stolit, në pjesën e dytë ndrrimet i dhanë energji skuadrës. Salernitana dha gjithçka kishte, për ata është e vështirë që të mbrohen me atë intensitet për të gjithë ndeshjen.
Mendoj se e merituam, donim të fitonim deri në fund, por ata na e bënë ndeshjen shumë të vështirë. Kanë të drejtë për atë që ndodhi në fund, për këtë arsye kërkoj falje për ndonjë fjalë jo shumë të bukur që më shpëtoi”.
“Lojtarët duhet të ndjejnë më shumë përgjegjësi ndaj tifozëve tanë. Është diçka fantastike. Nuk po luajmë për titullin, është e pabesueshme.
Beson te Champions? Jo Juventusi është shumë e fortë për të humbur vendin e katërt. Ka një tjetër kampionat mes vendit të pestë dhe atij të tetë, siç po e tregojnë edhe Lazio e Fiorentina”, ka thënë Mourinho. /f.a/abcnews.al