Sipas informacioneve të fundit nga Estadio Deportivo, të konfirmuara nga SPORT, JoseMourinho me të vërtetë dëshiron Hector Bellerin.
Trajneri portugez konsideron në mënyrë të veçantë se ish-mbrojtësi i djathtë i Arsenalit është lojtari më i përshtatshëm për stilin e tij të lojës.
Me këtë në mendje, klubi romak tashmë ka shprehur interesimin e tyre tek drejtuesit katalanas. Nëse hidhet ideja e një transferimi me kosto të ulët, nuk mund të përjashtohet as huazimi për gjysmën e dytë të sezonit. /G.D abcnews.al/