Mourinho “karikon” Roma-n para finales: Dy finale evropiane radhazi arrihen vetëm nga skuadra të mëdha

schedule21:26 - 29 Maj, 2023

schedule 21:26 - 29 Maj, 2023

Vetëm 2 ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Europa League, mes “andaluzianëve” të Sevilla e “verdhekuqve” të Roma, teksa mbrëmjen e së mërkurës, këto ekipe do të përballen me njëra-tjetër, në Budapest të Hungarisë.

Në një konferencë për shtyp, në prag të finales së madhe, tekniku i “gladiatorëve” romakë, Jose Mourinho e krahasuar Roma-n e tij, me klubet më të suksesshmetë Evropës, teksa e ka konsideruar kryeqytetin italian, si “qytetin e futbollit”.

“Roma është qyteti i futbollit, ka një ndjenjë përkatësie ndaj diçkaje më të madhe.

Nuk mendoj për atë që ka ndodhur më parë. Sekreti im, filozofia ime është të shikoj përpara. Në këtë fazë të karrierës sime, nuk po mendoj për fitoret personale, por për t’i bërë një dhuratë tifozëve të Romës.

Njerëzit mund të mendojnë se jam më i vjetër se sa jam në të vërtetë, pasi kam qenë në futboll për një kohë të gjatë dhe tashmë kam flokë gri, por nuk jam aq i rritur sa për të përfunduar për t’i dhënë fund karrierës time. Do të më shihni për një kohë të gjatë.

Në futboll gjëja më e rëndësishme është marrëdhënia mes njerëzve. Unë u them lojtarëve që ata gjithmonë duhet të japin gjithçka. Për këtë arsye tifozët na respektojnë dhe empatizojnë. Ne punojmë shumë çdo ditë për të bërë histori. Dy finale radhazi të Kupave Evropiane janë diçka që vetëm klubet e mëdha mund ta bëjnë, madje shpeshherë edhe ato dështojnë. Dhe është shumë e rëndësishme për ne që të kemi sukses”,- tha Mourinho dy ditë para ndeshjes kundër Sevilla. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!