Mourinho: Kam edhe dy vite kontratë, sezonin e ardhshëm do jem përsëri në krye të Romës

schedule12:40 - 11 Maj, 2022

schedule 12:40 - 11 Maj, 2022

Roma do të udhëtojë në Tiranë më 25 maj për t’u përballur me Feyenoord në finalen e Conference League që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Të besuarit e Jose Mourinhos do të kërkojnë të ngrenë lart trofeun e këtij kompeticioni, për të gëzuar gjithë tifozët verdhekuqë të cilët kërkojnë që skuadra e tyre të jetë fituese.

E kur jemi tek tifozët shumë prej tyre kërkojnë të dinë nëse trajneri aktual i tyre do të vazhdojë të drejtojë verdhekuqtë edhe në sezonin e ri apo jo, një çështje që Mourinho e ka sqaruar në një intervistë për “Sky Sport UK”.

“Jam i qetë në këto momente sepse kam edhe 2 vite kontratë. Klubi nuk më ka kërkuar të zgjas kontratën, prandaj nuk më ka vënë në situata ku duhet të jap përgjigje. Prandaj është një moment i qetë dhe i ekuilibruar.

Duhet të mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë. Është e sigurt që do të jem këtu edhe sezonin tjetër, nuk po kërkoj ndryshime. Njerëzit që më njohin e dinë që nuk dua të ndryshoj.

Nuk do të largohesha në sezonin e dytë, nuk mund tia bëj këtë klubit. Sezonin e ardhshëm do të jem akoma te Roma”, ka thënë tekniku portugez. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!