Mourinho: Interi shumë më i fortë se Roma në këto kushte, ishim zero në sulm

schedule20:52 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 20:52 - 4 Dhjetor, 2021

Humbja kundër Interit është pranuar nga Jose Mourinho, i cili sërish ka tërhequr vëmendjen. Këtë herë “Special One” nuk ka pranuar asnjë pyetje nga specialistët e DAZN në studio.

Tekniku i Romës ka thënë çfarë ka dashur dhe e ka mbyllur: “I kërkoj falje studios dhe njerëzve që janë nëpër shtëpi që mund të jenë të interesuar për pyetjet e tyre. Interi është më i fortë se ne në kushte normale.

Në kushte jo normale ata janë shumë më të fortë se ne. Sezonin e kaluar ata ishin 29 pikë para Romës. Sot me lojtarët e dëmtuar dhe të pezulluar ishte shumë, shumë e vështirë.

Forca jonë sulmuesi ishte praktikisht zero. Ishte shumë e rëndësishme të shënonim një gol, sepse do të kishim vetëm dy ose tri raste. Ne i kishim tre dhe nuk shënuam dot. Ju nuk mund të pësoni një gol si i pari dhe i treti. Thjesht nuk mundesh”. / abcnews.al