Mourinho i bëri dalje, mesfushori transferohet në Turqi

schedule12:02 - 10 Korrik, 2022

schedule 12:02 - 10 Korrik, 2022

Sergio Oliveira nuk do të jetë më pjesë e Romës për sezonin e ri pasi i mbaroi huazimi dhe mesfushori nuk ishte në planet e Jose Mourinhos, ndërsa italianët në fund të sezonit vendosën për të mos e blerë përfundimisht mesfushorin.

Mesfushori tashmë nuk ka vonuar për të gjetur skuadrën e re dhe destinacioni i tij i radhës është skuadra Turke e Galatasarayt.

Klubi turk ka njoftuar se do t’i paguajë Portos 3 milionë euro për të blerë 30-vjeçarin, i cili ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me një pagë 2.7 milionë euro në sezon. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!