Roma barazoi në fund me Sassuolon mbrëmë, ndërkohë që trajneri Jose Mourinho ka komentuar edhe një herë atë që mediat kanë shkruar pas eliminimit në Kupë nga Interi.
Corriere dello Sport publikoi deklaratën e Mourinho në dhomat e zhveshjes. Portugezi thuhet se u ka thënë futbollistëve që nuk kanë tope dhe për këtë mund të shkojnë të luajnë në Serie C.
Mourinho nga ana tjetër ka ngulmuar se nuk ka përçarje në skuadrën e tij dhe e ka shprehur pas duelit kundër Sassuolo.
“Javën e shkuar pamë diçka që ishte gazetari e kategorisë së pestë 5. Mund të gabojmë dhe për pasoje gjithsecili mund të thotë që jemi të dobët. Megjithatë, askush nuk mund të thotë që nuk jemi të bashkuar”, ka thënë Mourinho. / abcnews.al