Vetëm 3 ditë më parë, “Verdhekuqtë” e Roma-s siguruan një talent të madh, për repartin e prapavijës. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin holandez, Dean Hujisen, me këtë të fundit, që është një lojtar i dalë nga radhët e Juventus, me këta të fundit, që kurrë nuk zhgënjejnë në përzgjedhjen e talenteve të tyre.
“Tulipani” i talentuar i mbrojtjes po spikat në Seria A, teksa i janë dashur vetëm 45 minuta në pjesën e dytë, të sfidës ndaj “Zikaltërve” të Atalanta, duke gëzuar kështu jo pak, teknikun Jose Mourinho, i cili i ka kërkuar klubit kryeqytetas të sigurojnë menjëherë kartonin e “diamantit” të ri holandez.
Mirëpo, pavarësisht dëshirës së madhe, të teknikut Jose Mourinho, për ta mbajtur Hujisen në ekip, sërish duket se një gjë e tillë është shumë larg planeve të holandezit dhe këtë gjë e konfirmon edhe babai i 18-vjeçarit, i cili në fjalën e tij për mediat e thekson se i biri është transferuar në Romë vetëm për të fituar eksperiencë.
“Huijsen është transferuar në Romë me qëllimin e vetëm për të fituar eksperiencë. Te Juventus nuk mund të kishte minutat e mjaftueshme. E sigurt është se Dean do të rikthehet te Juventus me më shumë eksperiencë”,- u shpreh babai i holandezit, duke “shkatërruar” shpejt “ëndrrat” e teknikut, Jose Mourinho. /i.m /abcnews.al