Mourinho dënohet rëndë nga UEFA

schedule17:29 - 21 Qershor, 2023

schedule 17:29 - 21 Qershor, 2023

UEFA ka lëshuar një sërë vendimesh për incidentet e ndodhura në ndeshjen finale të Ligës së Evropës mes Sevillas dhe Romës. Për shembull, trajneri i skuadrës italiane Jose Mourinho u pezullua për katër ndeshje nga UEFA. Trajneri portugez u ndëshkua rëndë për ofendimin e zyrtarit të ndeshjes (arbitrit).

Kështu, Mourinho do të mungojë katër nga gjashtë ndeshjet e Romës në fazën e grupeve të Europa League sezonin e ardhshëm. Sigurisht, nëse portugezi mbetet në klubin romak.

Kujtojmë se në finalen e Europa League, Sevilla mundi Romën në penallti. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!