Mourinho ankohet hapur për lojtarët e Romës

schedule19:22 - 13 Nëntor, 2022

schedule 19:22 - 13 Nëntor, 2022

Trajneri i Romës, Jose Mourinho është i pakënaqur me nivelin e lojës së disa prej lojtarëve të ekipit të tij.

Romakët shënuan vetëm dy pikë në tri ndeshjet e fundit të Serisë A. Të dielën, skuadra e Mourinhos nuk arriti të mposht Torinon në shtëpi (1:1), vetëm duke shmangur humbjen në minutat e fundit.

“Disa ekipe kanë shumë lojtarë të mëdhenj dhe ne në Roma kemi atë që kemi. Nuk do ta fsheh faktin që disa nga lojtarët tanë tani po luajnë futboll në një nivel shumë të ulët. Për fat të mirë, pushimi ka ardhur, koha e duhur që shumë të vlerësojnë performancat e tyre dhe të nxjerrin përfundime”, tha portugezi pas ndeshjes për DAZN. /G.D abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!