Moukoku “refuzon” Dortmund, për Barcelonën

schedule20:41 - 23 Dhjetor, 2022

schedule 20:41 - 23 Dhjetor, 2022

Borussia Dortmund po përgatitet për “telenovelën” e rradhës në repartin e saj sulmues. Një vit pasi panë se si Erling Haaland përfundoi duke nënshkruar për Manchester Cityn, tanimë ata kanë frikë se, saktësisht e njëjta gjë mund të ndodhë me Youssoufa Moukoko. Siç zbulon gazeta gjermane Bild, sulmuesi 18-vjeçar ka refuzuar edhe një herë ofertën e rinovimit të njëmbëdhjetë të paraqitur nga skuadra gjermane.

Është urgjente që Borussia të arrijë marrëveshje me futbollistin, duke pasur parasysh që kontrata e tij skadon në fund të sezonit . Gjithmonë sipas Bild, Dortmundi do të kishte qenë i gatshëm të trefishonte pagën e tij (nga 1.8 në rreth 6 milionë euro), por Moukoko sërish e refuzoi ofertën. Nga kampi i lojtarit theksojnë se shuma nuk mjafton dhe se 18-vjeccari do të përfundojë në largimi nga klubi nëse nuk vendosin në tavolinë një pagë që i kalon 7 milionë eurot.

Që nga janari, Moukoko mund të fillojë të negociojë me klube të tjera pa detyrimin për të informuar Dortmundin për lëvizjet e tij. Përveç klubeve të shumta në Premierë, me Chelsean në krye, FC Barcelona do të ishte gjithashtu shumë e interesuar për nënshkrimin e talentit gjerman. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!