Ylli i ardhshëm i Borussia Dortmund, Youssoufa Moukoko, është padyshim një nga talentet më premtues në botë. Edhe pse ai është ende minoren, kjo nuk e penguar që adoleshenti të fitojë para që në këtë moshë. Ditën e premte kamerunasi do të mbushë 16 vjeç dhe më në fund tashmë ai mund të nënshkruajë një kontratë prej profesionisti me gjermanët.
Deri sot ai ka përfituar plot 6000 paund në javë nga verdhezinjtë, por kjo shumë pritet të rritet në kontratën e tij të parë. Shifra të jashtëzakonshme për një lojtar të ekipit të të rinjve, por Dortmund shpreson që në këtë mënyrë t’a mbajë dhe për shumë vite në ekip Moukokon.
Gjithashtu, sulmuesi ka nënshkruar dhe një kontratë afagjatë me gjigantin e veshjeve sportive, NIKE, nga e cila do të fitojë në total një shumë prej 9 milionë eurosh. Kujtojmë që deri më tani, Youssoufa, ka luajtur 123 ndeshje në kampionatin e të rinjve, ku ka shënuar plot 192 gola. /abcnews.al