Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mou kthehet në San Siro për të thyer tabun ndaj ish-ekipit të tij

schedule09:11 - 22 Prill, 2022

schedule 09:11 - 22 Prill, 2022

Për të dëgjuar zërin e Jose Mourinhos duhet të presim pas ndeshjes Inter-Roma.

Si zakonisht tani para ndeshjes ndaj ish-ekipit të tij, “Special One” vendosi të anulojë konferencën për shtyp. Motivimi është gjithmonë i njëjtë, ruajtja e përqëndrimit në fushë në një vrull të fundit të sezonit që ende mund t’i japë kënaqësi ekipit kryeqytetas.

Vendi i katërt është pesë pikë larg dhe asnjëherë, në këtë pikë të sezonit, zona e Champions nuk ka qënë kaq afër që nga prilli 2019. Claudio Ranieri u ul në stol kur Roma përfundoi sezonin e gjashtë me Interin  vetëm 3 pikë larg.

Pa Zaniolon, i cili mungon për shkak të skualifikimit, Oliveira do të rikthehet në mesin e fushës së bashku me Cristante, Karsdorp dhe Zalewski në krahë dhe Mkhitaryan me Pellegrini pas Abraham. Në mbrojtje Ibanez duket në avantazh ndaj Kumbullës, dhe Mancini me Smalling të cilët plotësojnë treshen e repartit defensiv.

Mou do të përpiqet të thyejë tabun në ish-shtëpinë e tij, pasi nuk ka fituar ndaj Interit dhe Milanit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!