Motrat Kylie dhe Kendall Jenner paditen nga një kompani, mësoni arsyen

schedule09:30 - 17 Janar, 2020

schedule 09:30 - 17 Janar, 2020

Një kompani 161-vjeçare e të brendshmeve ka paditur dy motrat, Kylie dhe Kendall Jenner për shkelje të të drejtës së autorit.

Sipas kompanisë, dy motrat kanë “vjedhur” modele të të brendshmeve në dizajnimin e dy prej artikujve të tyre.

Sipas “Fox News”, bëhet fjalë për dy artikujt “Kylie Thong Panties” dhe një produkt tjetër të shitur nën markën “Kendall + Kylie”.

Drejtuesit e kompanisë pretendojnë të kenë mbrojtur të drejtat e autorit në shumicën e modeleve të tyre, duke shtuar se ato “bazohen në veprat origjinale të artit”.

Megjithatë, Kylie dhe Kendall, ashtu si dhe përfaqësuesit e markave të tyre nuk e komentuan këtë çështje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!