Motra e liderit të Koresë së Veriut do të jetë ndjekë hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore që zhvillohen në Korenë e Jugut. Lidhur me këtë, zëvendëpresidenti amerikan ka theksuar se nuk do të lejojë propagandën e regjimit komunist në lojërat olimpike. Gjithashtu paralajmëroi sanksione të reja.
Koreja e Veriut ka suprizuar përsëri. Regjimi komunist do të dërgojë në Jug motrën e liderit Kim Jong-un për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore që zhvillohen në Pejongçan. Kjo është konfirmuar nga disa ministra në Seul. Kim Yo-Jong, është vajza e vogël e liderit historik Kim Jong-in, dhe roli i saj u fuqizua vitin e kaluar kur u ngrit në detyrë në politbyro. Ajo u emërua zëvendës/drejtoreshë e parë e Departamentit për Propagandë dhe Agjitacion e Partisë së Punës.
Të dy Koretë do të marshojnë me të njëjtin flamur në ceremoninë hapëse të Lojrave Olimpike Dimërore. Pjesëmarrja e Veriut është parë si një shenjë e përmirësimit të mardhënieve bilateral. Megjiatë, eskpertët thonë se këto zhvillime nuk do të kenë asnjë impact në ambicjet bërthamore të Penianit.
Kim Yo-Jong do të shoqërojë delegacionin e Koresë së Veriut që drejtohet nga kreu ceremonial i shtetit, Kim Jong-nam. Shumica e pjesëmarrësve nga Veriu, përfshirë një ekip me nxitëse tifozësh kanë mbarritur në Korenë e Jugut. Mësohet se vetëm 10 atletë të regjimit komunist, sëbashku me ekipin hokej të femrave të Koresë së Unifikuar, do të garojnë në Lojërat Olimpike Dimërore.
Ndërkohë, SHBA beson se regjimi komunist po përdor Lojërat Olimpike për qëllime propaganda dhe ka dërguar zëvendëspresidentin Mike Pence për ceremoninë hapëse në Pejongçan për të luftuar këtë. “Ne do të jemi në Lojërat Olimpike për të siguruar që Koreja e Veriut të mos përdorë simbolikën e fuqishme në sfondin e Olimpiadës Dimërore për të mbuluar të vërtetën rreth regjimit të tyre”, theksoi numri dy i Shtëpisë së Bardhë. Pence nënvizon më tej se Administrata amerikane do të vendosë sanksionet më të fuqishme ekonomike kundër Koresë së Veriut.
Ndërkohë, tensioned mes këtyre dy vendeve vazhdojnë për shkak të testeve të vazhdueshme të raketave balistike nga regjimi komunist, i cili kërcënon se do të godasë SHBA-të me raketë bërthamore./abcnews.al