Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Motori përplaset me makinën, vdes polici në Greqi

schedule08:56 - 30 Shtator, 2022

schedule 08:56 - 30 Shtator, 2022

Një polic 32-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, si pasojë e një aksidenti rrugor në Greqi, kur motori me të cilin po lëvizte u përplas me një makinë.

Mediet greke raportojnë se aksidenti tragjik ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 11 në autostradën e Atikës.

Sipas informacioneve, polici 32-vjeçar, i cili shërbente si roje për një avokat të njohur, ishte duke lëvizur me motor.



Kur drejtuesi i mjetit përpara frenoi për të shmangur një qen, polici fatkeq u përplas në pjesën e pasme të mjetit.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!