Dy persona u plagosën rëndë gjatë udhëtimit në rrugën e Karbunarës në Lushnje. Tahir Uku 65 vjeç dhe Aurel Gorovelli 31 vjeç u dërguan me urgjencë fillimisht në spitalin rajonal, më pas në spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas policisë, drejtuesi i motorit 31-vjeçari u përplas përballë me të moshuarin, i cili po lëvizte biçikletë. Paraprakisht ekspertët dyshojnë se aksidenti ndodhi nga pakujdesia e Ukës, i cili sapo doli nga arat në rrugë humbi kontrollin e biçikletës dhe hyri direkt në aksin kryesor.
Për pasoje shtetasi Gorovelli nuk ka arritur të shmangë përplasjen pasi përballë tij vinte një tjetër automjet. Pas aksidentit, rruga Lushnje-Berat u bllokua për afro 30 minuta dhe kjo shkaktoi trafik të rënduar./ABC News Albania 24/7

