Motori i mesfushës, Çelhaka: Ëndërr e përmbushur, si na ka ndryshuar Egbo

schedule20:31 - 7 Shkurt, 2020

schedule 20:31 - 7 Shkurt, 2020

Jurgen Çelhaka, mesfushori i Tiranës, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport shfaqet i gëzuar për fitoren e arritur në Shkodër kundër Vllaznisë. “Ndihem shumë mirë, pasi që i vogël kam ëndërruar të luaj për Tiranën. Ëndrra është përmbushur, duke parë edhe ecurinë e ekipit. Duhet të punojmë dhe të mbajmë këtë ritëm, unë dhe të tjerët”.

Kur Çelhaka është ftuar të flasë në emision, nuk kanë munguar duartrokitjet e shokëve të skuadrës dhe mesfushori deklaron: “Sigurisht që fitoret e kthejnë entuziazmin. Tetë fitore janë shumë. Jemi të gjithë të bashkuar dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”.

DIFEKTET – “Nuk më ka udhëzuar trajneri, parapëlqej të qëndroj prapa. Ndoshta edhe unë duhet të fitoj besimin e duhur që të dal përpara. Mendoj se me kalimin e kohës do të shkoj në 16-she. E kam vënë re edhe që nuk pasoj shumë vertikalisht, por do e përmirësoj edhe këtë pjesë”.

Në fund ai u ngacmua edhe për atë që ka bërë trajneri Egbo, i cili sipas Çelhakës u ka dhënë be3sim lojtarëve dhe tani po marrin rezultate pozitive. “Profesor Egbo nuk ka bërë ndonjë ndryshim të madh, thjesht na ka dhënë më shumë besim. Rezultatet pozitive na bëjnë mirë”. /abcnews.al

 

Celhaka në ndeshjen kundër Vllaznisë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!