MotoGP/ Vinales perfekt, Marquez në podium dhe rekord pikësh

schedule09:49 - 3 Nëntor, 2019

schedule 09:49 - 3 Nëntor, 2019

Maverick Vinales ka triumfuar Çmimin e Madh të Malajzisë. Piloti spanjoll ka bërë një garë perfekte, duke e mbyllur i pari në pistën e Sepang. Ngjitje galopante për kampionin Marc Marquez, i cili një ditë më parë në provat zyrtare e pa veten të rrëzohej dhe nisej nga vendi i 11-të.

Gjithsesi ai tregoi se jo më kot është kampioni dhe u rendit në vendin e dytë. Ka shkëlqyer në pistën e Sepang edhe Andrea Dovizioso, i cili u rendit në vendin e tretë.  Pozitive edhe paraqitje e “Doktorit” Valentino Rossi, i renditur në vendin e katërt. Pritej shumë nga dy pilotët e tjerë të Yamaha, Quartararo dhe Morbidelli, që ishin të shpejtë në provat zyrtare.

Marquez ndërkohë ka thyer një rekord për numrin e pikëve të grumbulluara brenda një sezoni. Me vendin e dytë të marrë sot ai ka shkuar në kuotën e 395 pikë. Jorge Lorenzo ishte ai që kishte bërë më mirë deri më tani, pasi në vitin 2010 e kishte mbyllur me 383 pikë, duke thyer rekordin e mëparshëm të Vale Rossit me 10 pikë në pak në vitin 2008. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!