MotoGP/ Suksesi i parë për Morbidellin, Rossi nuk arrin dot podin numër 200

schedule16:17 - 13 Shtator, 2020

schedule 16:17 - 13 Shtator, 2020

Franco Morbidelli ka siguruar fitoren e parë në karrierë në MotoGP. Piloti italian i Yamaha u tregua më i shpejtë se të gjithë në Çmimin e Madh të Misanos në San Marino. Pas 25-vjeçari nga Roma u rendit një tjetër pilot italian.

Francesco Bagnaia i Ducatit zuri vendin e dytë, ndërsa podi u plotësua nga spanjolli Joan Mir i Suzukit. Vetëm vendi i katërt për Valentino Rossin. Legjenda e MotoGP tentoi deri në fund të siguronte podin numër 200 në karrierë, por nuk ia doli dot.

 

Renditja e kampionatit

Rrëzim i dyfishtë për francezin Fabio Quartararo , teksa Maverick Vinales i Yamaha, i cili siguroi “pole” ditën e djeshme në provat zyrtare, e mbylli garën në vend të pestë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!