MotoGp: Marquez i pakapshëm, rezultat historik në Japoni

schedule09:33 - 19 Tetor, 2019

schedule 09:33 - 19 Tetor, 2019

Marc Marquez nuk ka rivalë në MotoGP. Piloti spanjoll ka regjistruar kohën më të mirë në “Çmimin e madh të Japonisë” dhe do ta nisë garën i pari nesër. Për të është hera e parë në karrierë që regjistron “pole position” në Motegi.

Valentino Rossi është ai që ka zhgënjyer në provat zyrtarë të Çmimit të madh të Japonisë. Italiani do të niset nga vendi i dhjetë nesër në garë. Marquez nesër do të ketë pas tij Franco Morbidelli, me Yamaha. Fabio Quartararo është ai që ka regjistruar kohën e tretë më të mirë.

Andrea Doviziozo dhe Danilo Petrucci, me Ducati, do të nisen nga vendi i shtatë dhe i tetë. Jorge Lorenzo, me Repsol Honda, vazhdon të vuajë dhe nesër në garë e nis nga vendi i 19-të. /abcnews.al