MotoGP/ Fitorja e parë për Martin: incident Pedrosa-Savadori, Aprilia në flakë

schedule16:38 - 8 Gusht, 2021

schedule 16:38 - 8 Gusht, 2021

Fitues i ri në Çmimin e Madh të Stirias (Austri) në MotoGP dhe aksident i frikshëm, që shkaktoi panik të madh te të pranishmit.

Jorge Martin siguroi “pole position” ditën e djeshme, teksa sot ia doli të fitojë për herë të parë një garë në garën e shpejtësisë.

23-vjeçari spanjoll i Pramac Racing e mbylli garën në vend të parë. Podi u kompletua nga Joan Mir (Suzuki) dhe Fabio Quartararo (KTM).

Çmimi i Madh i Austrisë filloi me rrëzimin e Dani Pedrosas. Spanjolli u godit nga Lorenzo Savadori, me motorin Aprilia të italianit që përfundoi në flakë.

Për fat të mirë, gjendja e dy pilotëve është e mirë. Gara u ndërpre për disa momente, teksa pas rinisjes triumfoi Martin. Vetëm vendi i 13-të për Valentino Rossin.

Kjo ishte gara e dhjetë sezonale. Kampionatin e kryeson Fabio Quartararo me 174 pikë. Piloti francez ka fituar 4 gara dhe është ngjitur 7 herë në podium. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!