Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa hedh dyshime nëse motivi i vërtetë i vrasjes së 50 vjeçarit Pëllumb Meta në Durrës nga fëmijët e tij ka të bëjë me konfliktet e vazhdueshme dhe fejesën e vajzës. Ai deklaroi se duhet të hetohet nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë nga jashtë familjes si të përfshirë.
Ai deklaron se duhet të këqyret edhe arma e përdorur në krim, nëse është përdorur edhe për aktivitete të tjera kriminale.
“Kam bërë një analizë timen gjatë ditës së sotme, ku kam thënë që një vajzë 19 vjeçare që mund të përdorë pistoletën, duket të ketë njohuri, ta njohë armën, të dijë të bëjë mbushjen, të heqë siguresën, të marrë vijën e shënimit dhe të ketë qetësinë e duhur për ta realizuar. Fakti që kërkonte të interpretonte me atë lloj qetësie pavarësisht se ishte babai, është e krahasuar si ai që ka bërë aksidentin dhe ai që flet për një aksident. E njëjta gjë është me psikologjinë dhe anën emocionale që ndjen dikush që ka kryer një krim.
Pra, ajo nuk është vrasësja e drejtpërdrejtë që ka përdorur armë, por as motivi që ajo nxorri që vazhdon të thotë edhe përsoni që ka përdorur armën nuk është i vërtetë. Mendoj se babai i tyre mund të dijë diçka më shumë përveç konflikteve që mund të kenë qenë pjesë. Rasti në fjalë kërkon një analizë të thelluar, fakti që u gjet arma është një përgëzim për një punë të mirë nga policia e shtetit dhe në veçanti e Durrësit për kohën, mënyrën dhe avancimin e hetimeve apo mbledhjes së fakteve që do të jenë për të vënë përpara përgjegjësisë autori e dyshuar.
Është një moment që kërkonte këtë lloj analize, sikurse personi në moshën 19 vjeçare nuk mund të realizonte vrasjen, të transportonte viktimën, të bënte hapjen dhe mbylljen e gropës, largimin e mjetit, të mblidhte gëzhojat dhe të pastronte vendin e ngjarjes duke thënë që jam e lumtur që realizova sepse donte të më fejonte. Këto janë alibi për të fshehur të vërtetën dhe motivet e vërteta të kësaj vrasjeje brenda kësaj familjeje. Dhe nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë nga jashtë. Duhet parë nëse kjo armë është përdorur në aktivitete të tjera kriminale, që do ta thellojë edhe më shumë dyshimet me se dhe për çfarë ka qenë motivi i vërtetë i vrasjes së babait të tyre.“, u shpreh ai./abcnews.al