Moti në Francë gjatë Lojërave Olimpike do të jetë më i ngrohtë se zakonisht

schedule15:51 - 28 Qershor, 2024

schedule 15:51 - 28 Qershor, 2024

Instituti Hidrometeorologjik i Francës njoftoi këtë të premte se është e sigurt që moti do të jetë më i ngrohtë se zakonisht nga korriku deri në shtator, gjatë Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike.

Parashikimi tani ka më shumë gjasa që tremujori i ardhshëm të jetë më i ngrohtë se në vitet e mëparshme në Francë.

Më shumë gjasa ka që të jetë kështu në jug të vendit, sipas raportit të meteorologut.

Sakaq, herë pas here priten të tjera reshje shiu në jug.

Lojërat Olimpike në Francë do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht, ndërsa Lojërat Paraolimpike nga 28 gushti deri më 8 shtator./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!