Moti keq, pezullohet lundrimi në det

schedule15:40 - 27 Nëntor, 2018

schedule 15:40 - 27 Nëntor, 2018

Moti i keq ka pezulluar lundrimin në det. Nga kapiteneria e Vlorës u njoftua se për shkak të dallgëve të mëdha dhe erës së fortë në Jon, është pezulluar lundrimi detar.

Trageti Vlorë-Brindisi nuk u nis për në portin e Brindisit sipas planit. Edhe në Durrës, Kapiteneria ka dhënë urdhër që asnjë anije peshkimi të mos dalë në det deri në dhënien e një urdhëri të dytë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!